Muriqi zemërthyer: Nuk di ta përshkruaj ndjenjën që e përjetova mbrëmë

by admin
Spread the love

Vedat Muriqi ka folur për herë të parë pas humbjes së mbrëmshme në Copa del Rey nga Athletic Bilbao.

Mallorca u mposht pas penalltive në një ndeshje që zgjati 120 minuta pasi loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras, 1:1.

Sulmuesi kosovar e donte aq shumë këtë trofe, të cilin Mallorca po e pret qe një kohë shumë të gjatë.

Por, ani pse shkoi deri në finale, ekipi ishullor nuk ia doli ta bënte të vetin trofeun.

Muriqi u angazhua në krejt lojën dhe e shënoi golin nga penalltia, por që ishte e pamjaftueshme për ekipin.

Sonte, 29 vjeçari e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit e ka shprehur mërzinë e tij pas humbjes në finale ndaj Bilbaos.

Nuk di ta përshkruaj atë që e ndiej për atë që e përjetova mbrëmë. Luftuam deri në fund si ekip, dëshironim t’i bënim ëndrrat tona realitet. Ne bëmë gjithçka të mundshme për ta sjellë kupën në ishull dhe për t’ju dhënë atë gëzim tifozëve tanë, të cilin aq shumë e merituan”, deklaroi futbollisti prizrenas.

You may also like