Muriqi po rilind me Mallorcan, Fenerbahçe synon ta kthejë në Turqi

by admin
Spread the love

Paraqitjet e mira të Vedat Muriqit në kampionatin spanjoll me fanellën e Mallorcas nuk po ndihmojnë vetëm ishullorët, por edhe Lazion që zotëron kartonin e lojtarit.

Sulmuesi kosovar ka shënuar deri tani 3 gola në LaLiga, madje i dha fitoren skuadrës së tij në sfidën kundër Atletico Madrid në ndeshjen e fundit në kampionat.

Sipas shtypit turk, Fenerbahçe është e gatshme që të rimarrë sulmuesin që është paraqitur shumë mirë me fanellën verdheblu nga viti 2019 deri në 2021.

Muriqi ka një kontratë me Lazion deri në vitin 2025, por nuk hyn në plan e skuadrës bardhekaltër. / Oversport.tv

Foto: Real Mallorca Twitter

You may also like