Murinjo qëndroi dy sezone e gjysmë tek Roma, njihuni me statistikat e “Special One”

by admin
Spread the love

Trajneri Zhoze Murinjo u shkarkua nga pankina e Romës dy ditë pas humbjes ndaj Milanit.

Pas kësaj disfatë verdhekuqtë renditen në vendin e 9-të në Seria A ndërsa pak ditë më parë u eliminuan nga Kupa e Italisë, nga Lacio

Mesatarja e pikëve të Murinjos është 1.614 në 96 ndeshje në Serie A, që e vendos atë në vendin e 16-të në ekipin e të gjitha kohërave të Romës.

Portugezi largohet nga klubi pas 138 ndeshjesh, nga të cilat 68 fitore, 30 barazime dhe 40 humbje.

Rikujtojmë që Murinjo qëndroi dy sezone e gjysmë tek Roma, kohë gjatë të cilës fitoi një Ligë Konferencë dhe humbi një finale Lige Europe.

PANORAMASPORT.AL

You may also like