Murinjo drejt Realit? Mediat spanjolle lëshojnë “bombën”

by admin
Spread the love

E ardhmja e Karlo Ançelotit te Reali i Madridit është ende në pikëpyetje, me trajnerin italian që përflitet se do të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit.

Kështu që në Madrid kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin e “Don” Karlos.

Siç raporton “El Mundo Deportive”, drejtuesit kanë nisur bisedimet me Zhoze Murinjon.

Portugezit i skadon kontrata me Romën në verën e ardhshme dhe duket se rinovimi është shumë larg, madje në Itali pritet shkarkimi i tij nga pankina e verdhekuqve.

Duket se në Madrid e pëlqejnë një rikthim të bujshëm të Murinjos dhe janë të gatshëm që të negociojnë me portugezin.

Duket se dhe ky i fundit e pëlqen diçka të tillë, teksa çdo gjë pritet të vendoset verën e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

The post Murinjo drejt Realit? Mediat spanjolle lëshojnë “bombën” appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

You may also like