Murati: Miratohet projektligji që mundëson zbritjen e faturave të tatimit në pronë deri në 100 euro

by admin
Spread the love

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se sot është miratuar projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.

Murati tha se tatimpaguesit mund të përfitojnë nga zbritja e faturave të vitit 2023 deri në shumë 100 euro, apo sa lartësia e faturës.

Projektligji gjithashtu parasheh edhe disa masa tjera që lehtësojnë barrën e qytetarëve, por edhe sigurojnë menaxhim më efikas të tatimit në pronë, si:

“Lirime tatimore për banimin primar dhe tokën bujqësore; kufizim të përllogaritjes së interesit që të mos tejkalojë vlerën e detyrimit tatimor; zbritje të shkallës së poshtme tatimore për vitin 2024; dhe fillimin e aplikimit të tatimit progresiv nga viti 2025”, është shprehur Murati, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Murati tha se tashmë është në dorën e kuvendit që ta trajtojë sa më shpejt këtë projektligj në të dyja leximet, në mënyrë që sipas tij, tatimpaguesit të përfitojnë nga zbritja tatimore.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

You may also like