Murati akuzon ish-Qeverinë Hoti: 110 milionë euro borxhe i keni lënë

by admin
Spread the love

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë sesi Qeveri kanë dyfishuar mbështetjen për asistencë sociale. Ai ka akuzuar Qeverinë e kaluar se kanë lënë 110 milionë euro borxhe.

“Çka
kemi bërë ne e kemi dyfishuar rritjen e mbështetjes me asistencë sociale. Për
ekonomi mund ta bëjmë një debat si funksionon shteti. 110 milionë euro borxhe i
keni lënë. U përmend paga minimale do ta diskutoja me njerëz të fushës. Ka shumë
investime që janë në agjendë me BE. Projekti i gazit ka qenë i paraparë pas 10
vjetëve të vijë. Subvencionimi i energjisë është bërë duke marrë parasysh që
edhe bizneset përbëjnë kosto. Kemi dashur t’i mbulojmë edhe amvisëritë edhe
tregtarët. Sulmin e vetëm e kanë pasur ndaj qeverisë”.

Ndërsa
deputetja Bajrami i ndërhyri ministrit Murati, duke e pyetur nëse i kanë marrë
350 milionë euro buxhet.

“A
i ke marrë 350 milion buxhet. Pse po merr kredi”, tha Bajrami.

You may also like