Munishi krenohet me skuadrën por ankohet se është më e dëmtuara në Superligë

by admin
Spread the love

Ismet Munishi po vazhdon të pretendojë se skuadra që ai udhëheq, Gjilani, është ekipi më i dëmtuar në ndarje të drejtësisë këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll.

Edhe ndeshja e djeshme në mes Gjilanit dhe Llapit nuk ka kaluar pa akuza për ndarje të drejtësisë.

Gjilani pretendon për një penallti ku sipas tyre një lojtar i Llapit ka luajtur me dorë në zonën e rreptësisë.

Akuza kishte edhe nga tabori tjetër të cilët, gjegjësisht trajneri, Tahir Batatina ka fajësuar gjyqtarin, Gramoz Shalën se ka ndikuar në fatin e kësaj ndeshjeje.

“Vazhdojmë të mbetemi skuadra më e dëmtuar në Superligë dhe njëherit duke synuar trofet dhe rekordet. SC Gjilani, kjo familje e madhe”, ka shkruar Munishi në “Facebook”.

Kjo nuk është hera e parë që tekniku i gjilanasve pretendon një dukuri të tillë.

Gjilani mbetet i dyti në renditjen tabelore me 48 pikë, tri më pak se Ballkani që është lider.

You may also like