Mungon vetëm zyrtarizimi, Bologna ka zgjedhur Thiago Mottan për stolin

by admin
Spread the love

Ka përfunduar pas 3 vitesh e gjysmë epoka Mihajlovic dhe në kampin e Bolognas duket se kanë zgjedhur se kush do të jetë pasuesi i teknikut serb.

Kontaktet pozitive të së mërkurës kanë ngjitur në “pole position” Thiago Mottan, që duket se ka kaluar Claudio Ranierin, dhe tashmë do të rikthehet sërish në pankinë pas eksperiencës me Spezian sezonin e kaluar.

Drejtuesit e klubit kuqeblu duan që të mbyllin sa më shpejt marrëveshjen, por nëse situata aktuale do të zgjasë, atëherë do të jetë tekniku i përkohshëm Vigiani, ai që do të drejtojë skuadrën në sfidën e së dielës kundër Fiorentinës. / Oversport.tv

You may also like