Mungon vetëm firma, Fiorentina arrin marrëveshjen me lojtarin e Shaktarit

by admin
Spread the love

Mungon vetëm firma në kontratë. Dodo ka arritur marrëveshje totale me Fiorentinën dhe shumë shpejtë pritet të bëhet një futbollist i ri që do të luajë në Serie A.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Fiorentina ka arritur edhe marëveshjen me klubin ukrainas të Shakhtar. Një operacion prej 15 milionë eurosh plus tre të tjera në formë bonusesh do të veshin Dodon me fanellën e Fiorentinës.

Kështu, Dodo bëhet afrimi i dytë për Fiorentinën pas Mandragoras. Ndërkohë që në Firence po pritet të zbarkojë edhe Jovic nga Real Madrid si goditja më e madhe për Italianon në këtë merkato vere. /oversport.tv

Foto: FC SHAKHTAR, Facebook

You may also like