Mungesë me “peshë” te “Qytetarët”, Guardiola në “finalen” e titullit pa “gardianin” e portës

by admin
Spread the love

Ishte me të vërtetë një përballje spektakolare, pavarësisht se 90 minutat u mbyllën pa një fitues. Liverpool e Manchester City siguruan nga një pikë, në përballje “kryefjalë”, të javës së 28-të, të kampionatit anglez të futbollit, Premier League, duke e mbyllur kështu, në barazimin, 1 me 1, “finalen” e parakohshme për titullin kampion.

Për teknikun e “Qytetarëve”, Pep Guardiola nuk ishte një rezultat shumë i pëlqyer, mirëpo rezultati nuk është gjëja e vetme, për të cilën spanjolli duhet të shqetësohet, pasi përballja ndaj “Të Kuqve”, në “mitikun” anglez, të “Anfield Road” ka dobësuar jo pak edhe organikën e kampionëve në fuqi, të Evropës, me një prej titullarëve, që do të mungojë për një kohë të gjatë.

Bëhet fjalë për “gardanin” brazilianit, Ederson, me këtë të fundit, që përveç se shkaktoi një 11-metërsh, gjatë përplasjes me “yllin” uruguajan, Darwin Nunez pësoi edhe një dëmtim, teksa pas ekzaminimeve më të thelluara mjekësore të zhvilluara paraditen e kësaj të hëne u zbulua se 30-vjeçari do të mungojë për një kohë të gjatë mes shtyllave të “Qytetarëve”.

Deri më tani, mjekët e klubit e kanë konfirmuar mungesën e “shtatlartit” të portës, për sfidën e radhës, ndaj “Bardhezinjve” të Newcastle, të vlefshme për çerekfinalen e FA Cup, teksa në pikëpyetje të madhe është një tjetër “finale” e parakohshme për titullin kampion, ajo ndaj Aresanl, më 31 mars, si dhe ndaj Aston Villa, më 3 prill.

You may also like