Mundje/ Dështon Dudaev, çeçeni që garon për Shqipërinë eliminohet nga Europiani

by admin
Spread the love

Shqipëria e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme Kampionatin Europian të Mundjes, i cili është duke u zhvilluar në Zagreb të Kroacisë.

Pikërisht në stilin e lirë, në peshën deri në 65 kilogram, Islam Dudaev është eleminuar në raundin e 1/16 të finaleve. Në raundin e parë, Dudaev mundi 5-0 grekun Georges Pildis, kurse në 1/16 e finaleve u mund nga azerbajxhanasi Ali Rahimzada, 5-2.

Ndërkohë në peshën 61 kilogram për një medalje europiane gjithçka pritet nga Zelimkan Abakarov, që në fakt është me petkun e kampionit të Botës në mundjen e lirë. Në të njëjtin stil në peshën 125 kilogram konkurron Paris Karepi.

Mundja klasike, apo greko-romake, do të ketë përfaqësuesit e saj, të cilët janë Bajram Sina në peshën 60 kilogram dhe Kevin Kupi në peshën 77 kilogram. E për herë të parë, Shqipëria në mundje përfaqësohet në një Europian dhe me të rriturat, ndërsa në peshën 68 kilogram konkurron Albina Drazhi.

Mundësit shqiptarë shoqërohen nga trajnerët Leonard Çakmashi, Oltian Karaj dhe Ermal Kryeziu, si dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni. Veçse eleminimi i shpejtë i Dudaev lë shihje të hidhur.


Top Channel

You may also like