Mundësia për të zgjedhur tre kombëtare dhe rekordet speciale, ish-mesfushori titullar në 2 finale europiane

by admin
Spread the love

Owen Hargrives, ishte një nga mesfushorët më klasikë të fillim viteve 2000 teksa shkëlqeu fillimisht me Bayern Munich për të kaluar më pas në Premier League te klubi i Manchester United.

Në të dyja këto klube legjendare të Europës, Oëen Hargrives bëri shumë mirë ku spikasin dy trofe të Champions League, fillimisht me bavarezët në sezonin 2000-2001 dhe më pas me “Djajtë e Kuq” nën drejtimin e Sir Alex Ferguson në sezonin 2007-2008.

Interesant është fakti se në të dyja finalet ku Hargrives ka marrë pjesë, 90-minutat nuk kanë mjaftuar dhe si Bayern, ashtu edhe Manchester United fituan vetëm falë penalltive respektivisht ndaj Valencias dhe Chelseat ndërsa ish-mesfushori është aktivizuar titullar në këto sfida madje duke i luajtur të gjitha minutat në dispozicion.

Por, Hargrives nuk është dalluar vetëm në futbollin e klubeve por ka pasur një kontribut shtatëvjeçar për kombëtaren e Anglisë, aty ku ka vendosur edhe disa rekorde të veçanta.

Në fakt, kur vjen puna te kombëtarja, historia e Hargrives mund të ishte krejtëisht e ndryshme nga rrjedha që të gjithë njohim. I lindur në Kanada, me të emën që kishte origjinë uellsiane dhe me babain nga Anglia, fillimisht Hargrives përfaqësonte Uellsin U19 ndërsa ishte i lirë që në të ardhmen të zgjidhte për të përfaqësuar Kanadanë apo edhe Anglinë.

Duke njohur opsionet e shumta të djaloshit mbi të ardhmen, te Anglia nuk ngurruan t’i bënin një ftesë. Kështu, Hargrives që në atë kohë aktivizohej për Bayern Munich, ai debutoi me Tre Luanët më datë 15 gusht të vitit 2001 ndaj Holandës.

Në atë moment, Hargrives regjistroi edhe një rekord të veçantë me britanikët teksa u shndërrua në të dytin lojtar (pas Joe Baker) që luan me kombëtaren pa luajtur më parë në një ligë të kampionatit anglez. Gjatë kohës që u aktivizua me Anglinë, Hargrives u aktivizua për 42 ndeshje si dhe mori pjesë në Kupën e Botës 2002, Kampionatin Europian të vitit 2004 si dhe Kupën e Botës të vitit 2006./ Super Sport


Top Channel

You may also like