Mund të mbahet seancë e jashtëzakonshme e këshillit të Qytetit – Shqip

by admin
Spread the love

SEANCA NËSE PLOTËSOHET LISAT E MASAVE PËR ULJEN E NDOTJES SË AJRIT NË KRYEQYTET.

Nuk përjashtohet mbajtja e seancës së jashtëzakonshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit, siç kërkojnë këshilltarët e LSDM-së dhe me mbështetjen e këshilltarëve të “Zelen Human Grad”, në qoftë se plotësohet lisat e masave për uljen e ndotjes së ajrit në kryeqytet.

Grupi i këshilltarëve të LSDM-së në Qytetin e Shkupit nuk i humb shpresat se do të mbështetet nisma e tyre për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme në të cilën do të miratohen të gjithë ose një pjesë e propozimeve të tyre për uljen e ndotjes së ajrit.

“Do të dëshironim që së bashku të miratojmë masa afatshkurte, intervenuese në Këshillin e Qytetit të Shkupit, që do të jenë të obligueshme për pushtetin ekzekutiv, përkatësisht që Kryetarja t’i zbatojë dhe shpresoj se pak mund të ndihmojmë rreth ndotjes së ajrit dhe për ambient më të pastër jetësor” – tha Gordan Shutarov, LSDM.

Kërkesa për transport publik falas është e papranueshme për Këshilltarët e “Zelen Human Grad”, sepse siç thotë Dragana Velkovska nuk do të japë rezultat, duke pasur parasysh analizat e ekspertëve, të cilat tregojnë se burimi i ndotjes më shumë qëndron në kapacitetet industriale. Në qoftë se ndryshojnë propozim-masat e LSDM-së, do të kenë mbështetje nga “Zelen Human Grad”.

“Në qoftë se jeni të hapur për bashkëpunim…

-Jemi të hapur për propozime…

-Në qoftë se jeni të hapur ne do t’ua propozojmë përsëri të njëjtat propozime.

-Ne jemi të hapur, propozoni dhe ne sërish do ta dorëzojmë iniciativën për seancë të jashtëzakonshme.” – tha Dragana Velkovska, ”Zelen Human Grad”.

Një pjesë e masava të propozuara janë të pranueshme edhe për grupin e këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, por numri i pamjaftueshëm i nënshkrimeve të kërkesës për seancë të jashtëzakonshme ishte arsyeja për të cilën Kryetari i Këshillit, Trajko Sllaveski, tha se nuk mund ta thirrë të njëjtën. Përveç transportit publik falas dhe më shumë autobusave, LSDM-ja propozon edhe rritje të buxhetit, më shumë kontrolle nga ana e inspektorëve , por edhe ndihmë financiare për spitalet edhe shkollat për modernizimin e sistemeve të ngrohjes.

PËRGATITI: BILJANA GEORGIEVSKA

You may also like