Mund të luash me miqtë në mitikun “Camp Nou”, si funksionon dhe sa kushton

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Barcelona ka njoftuar në faqen e vet zyrtare hapjen e stadiumit historik “Camp Nou” për këdo që dëshiron të organizojë një ndeshje miqësore me miqtë e tij.

Çmimi është i konsiderueshëm, por klubi braugrana thekson se në çmimin përfshihet edhe një eksperiencë unike dhe mundësia për të përdorur dhomat e zhveshjes së skuadrës së parë. Të përfshirë në çmim janë edhe gjyqtarët dhe asistenca mjekësore.

Nga 6 deri në 11 qershor të gjithë të apasionuarit pas futbollit mund të realizojnë ëndrrën e tyre duke luajtur në fushën e “Camp Nou”, aty ku kanë shkruan historinë Messi, Xavi dhe Iniesta.

Por për të shkelur në barin e një prej stadiumeve më të mëdhenj të Europës, secili lojtar duhet të paguajë 300 euro. / Oversport.tv

Foto: FC Barcelona Twitter

You may also like