Muller për rinovimin me Bayern: Këtu jam rehat, po punojmë si një familje

by admin
Spread the love

Thomas Muller nuk është i shqetësuar për rinovimin e kontratës me Bayern Munich. Të paktën me fjalë, sulmuesi gjerman bëri të ditur sot se nuk ka asnjë problem me klubin kampion të Gjermanisë.

Ai iu rikthye kësaj çështjeje pasi u pyet nga gazetarët në konferencën e tij për shtyp në prag të sfidës ndaj Salzburg. Ai sqaroi gjithçka duke mos lënë vend për zërat që e lidhin atë me një largim nga Bayern Munich.

“Nuk ka asnjë kritikë. Gjithçka është e qetë dhe po punojmë për këtë çështje në një mënyrë shumë familjare. Këtu jam shumë rehat. Unë e di se çfarë kam në këtë klub dhe kam një kontratë deri në vitin 2023”. /oversport.tv

Foto: Fc Bayern Munchen Twitter

You may also like