Muller kritikon shokët e skuadrës, por jo për humbjen!

by admin
Spread the love

Thomas Muller ka kritikuar shokët e tij të skuadrës te Bayern Munich për mungesën e vlerësimit për tifozët pas humbjes shokuese 2-1 në Kupën e Gjermanisë përballë ekipit të Kategorisë së tretë Saarbrucken.

Gjigantët gjermanë u poshtëruan me një gol të frymës së fundit mbrëmjen e së mërkurës. Marcel Gaus shënoi golin e fitores për të zotët e shtëpisë në shtesën e pjesës së dytë për të kompletuar një përmbysje sensacionale duke bërë të shpërthejnë festime të çmendura në tribunën e tifozëve me lojtarët e Bayern-it që ishin të shokuar. Bayern-i që e ka fituar trofeun për herë të fundit në 2020 kishte marrë avantazhin në pjesën e parë me Myller para se vendasit të barazonin në shtesën e pjesës së parë me Patrick Sontheimer.

Pas përfundimit të ndeshjes Muller ishte një ndër lojtarët e paktë që shkuan në tribunën e tifozëve të inatosur bavareze për të folur me ta, bashkë me Joshua Kimich dhe Mathys Tel. Pas atij ndërveprimi 34 vjeçari kritikoi shokët e skuadrës që nuk treguan mirënjohje ndaj tifozëve të tyre.

“Irritimi i tifozëve është plotësisht i kuptueshëm, por unë nuk e kam me ndeshjen apo rezultatin. Nuk është e mundur që vetëm 3 apo 4 lojtarë e kuptojnë se si të respektojnë mbështetësit. Ata kanë bërë nuk e di, ndoshta 100 kilometra për të ardhur këtu. Gjëja më e rëndësishme është të kuptosh se duhet të kthesh diçka nga ajo që merr. Kështu nuk shkon”-tha ai.

Trajneri i Bayern-t kishte bërë disa ndryshime nga skuadra që shkatërroi Darnstad 8-0 në fundjavë, duke lënë në stol kryegolashënuesin Harry Kane bashkë me Kingsley Coman dhe Jamal Musiala teksa i dha debutimin e parë si titullar 20-vjeçarit Frans Kratzig. Ndeshja ishte në dyshim për shkak të shiut të dendur, por ishin të zotët e shtëpisë ata që i dhanë një dush të ftohtë Bayern-it, që humbi edhe Mathias de Ligt në gjysmën e pjesës së parë me holandezin që pësoi një dëmtim në gju.

Plani i Presidentit, parashikon afrimin e fondeve që të mund të rifinancojnë borxhin me Oaktree. Në këto ditë janë duke vazhduar tratativat me disa fonde investimesh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që janë të interesuara në këtë operacion.

Nyja ka të bëjë me përqindjen e interesit, pasi ajo aktuale me Oaktree është e fiksuar në 12% dhe synimin e Zhang është ta mbyllë çështjen e financimit me një përqindje më të ulët. Ndërkohë qeveria kineze ka akorduar një fond prej 650 milionë eurosh për të ndihmuar kompaninë Suning në vështirësi likudimi, dhe dosja e Interit është në radhën e parë të drejtuesve për rishëndoshjen e financave./Supersport


Top Channel

You may also like