Mujku: Kosova dhe ndërkombëtarët panë padrejtësi në rastin e Gucatit dhe Haradinajt (VIDEO)

by admin
Spread the love

Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, vlerëson se populli i Kosovës por edhe ndërkombëtarë kanë parë padrejtësi në rastin e Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt në Hagë.

“Po flasim për një rrjedh të gjykimeve që populli i Kosovës, por edhe ndërkombëtarët e kanë parë se si rrjedh ‘padrejtësia’ në këtë institucion të drejtësisë me rastin e zotëri Gucatit dhe Haradinajt. Ende sot e asaj dite nuk e kemi një hetim që ka nisur për mënyrë se si kanë rrjedhur dosjet. Vazhdojmë të mbajmë konferenca dhe të kemi takimi të mbyllura e të hapura me krerët e Gjykatës Speciale që të komentojnë procese hetimore nga ZPS-ja për këtë çështje”.

Mujku, në Rubikon në Klan Kosova, tha se kur ngritet paralele mes rastit të Mustafës dhe Thaçit e të tjerëve që është edhe rasti kryesor i kësaj gjykate ka dallime të mëdha edhe në parashikime.

“Po ashtu është edhe kohëzgjatja e dënimit, por kur e ngrisim një paralele mes Mustafës dhe Thaçit e të tjerët në Hagë duhet të kemi parasysh dy gjëra. Njëra, kohëzgjatja e gjykimit pasi me vetëm 28 dëshmitarë të rastit Mustafa që janë marrë në një periudhë të shkurtër kohore e kemi një gjykim që ka zgjatur që ka zgjatur mbi 26 muaj me 28 dëshmitarë”.

“Kur flasim për rastin e Thaçit dhe të tjerëve që është rast më i madh i kësaj gjykate dhe kryesori i këtij institucioni i kemi të ditur mbi 300 dëshmitarë të cilët i ka bërë të ditur ZPS-ja, kjo mund të shpie tek parashikimi shumë diplomatëve se gjykimi pritet të zgjatë nga 5 deri 10 vjet”, tha Mujku.

You may also like