Muja: Lajçak me standarde të dyfishta (VIDEO)

by admin
Spread the love

Puna që Miroslav Lajçak po e bënë si ndërmjetësues në dialogun me Serbinë, s’po i pëlqen fort partisë në pushtet në Kosovë.

Deputeti i Vetëvendosjes Armend Muja, po thotë se emisari i Bashkimit Evropian po anon në disa raste.

Këtu përmendi deklaratën se draft-statuti për Asociacionin, që u refuzua nga Kosova, është pikënisje në diskutimet për formimin e tij, njofton Shqip.

Muja foli edhe për pikat e marrëveshjes të cilat tha se i ka shkelur Serbia. As këtu, sipas tij, ndërmjetësuesi nuk po është neutral.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS

You may also like