Muja: Golat e shënuar për Antwerpenin më kanë rritur vetbesimin (VIDEO)

by admin
Spread the love

Futbollisti kosovar Arbnor Muja, po kalon një periudhë goxha të mirë tek ekipi i njohur belg, Royal Anterp.

Ai, ka arritur që të realizojë dy gola në dy javët e fundit.

Muja në Sports Show në Shqip tha se golat ia kanë shtuar vetbesimin.

“Kanë ndikuar shumë. Mendoj që jo vetëm dy golat e fundit.Por, jo vetëm dy golat, edhe goli i parë kundër Standard Lieges në dhjetor. Tani po e shoh lojë pas loje që jam duke e marrë vetën në fushë çdo herë e më shumë. Kështu duke u komponuar me lojtarët por edhe me klubin”, tha Muja.

24-vjeçari deri para këtij edicioni ka luajtur për Dritën nga Gjilani, duke qenë një ndër lojtarët kryesor.

You may also like