Muhamed Zekiri jep dorëheqje pas lëndës që ka hapur Prokuroria kundër tij

by admin
Spread the love




Muhamet Zekiri dha dorëheqje nga posti i Sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, pasi prokuroria kishte nisur hetim ndaj tij, nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimit zyrtar në Qeveri.

Zekiri në facebook ka njoftuar për dorëhqjen  e tij të parevokueshme dhe thotë se do të qëndroj në dispozicion të institucioneve.

“Gjatë karrierës sime gjithmonë kam zgjedhur rrugën e vërtet, rrugën e ndershmërisë, te drejtës dhe të vërtetës. Andaj duke qëndruar mbi këto vlera të jetës sime të cilave do tu mbetem besnik, jap dorëheqje të parevokueshme nga posti i Sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë së RMV. Besoj në institucionet e sistemit, besoj në drejtësi dhe besoj se e vërteta do dal në shesh. Të gjitha institucioneve ju qëndroj në dispozicion në çdo kohë për të dëshmuar pafajësinë time”, ka shkruar Muhamet Zekiri. /SHENJA/


You may also like