Muçi shënon sërish në Turqi/ Besiktas humbet, Milot Rashica jep asist, por humb penallti

by admin
Spread the love

Ernest Muçi shënon golin e tij të dytë në Superligën e Turqisë. Lojtari ofensiv i kombëtares shqiptare e tregoi edhe një herë talentin në një kampionat të fortë, ndonëse skuadra e tij, Besiktas, humbi.

Në sfidën e luajtur në Stamboll, Muçi realizoi golin e vetëm të vendasve, duke shkurtuar diferencën e golave në 1-2, ndërsa asistin ia dha sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica.

Ernest Muçi, ish-lojtar i Tiranës, u transferua tek Beshiktashi në Turqi që nga kampionati polak ku shkëlqeu me skuadrën e kryeqytetit, Legia. Ai është grumbulluar në kombëtare nga trajneri Silvinjo për dy miqësoret e këtij muaji.

Për fat të keq, Rashica humbi penalltinë në sekondat e fundit, që mund të kishte siguruar barazimin./abcnews.al

You may also like