Muçi dhe Çelhaka ngrenë Kupën/ Legia e Varshavës fiton kupën e Polonisë pas gjuajtjes së penalltive

by admin
Spread the love

Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka festojnë për herë të parë Kupën e Polonisë.

Legia e Varshavës, pjesës e së cilës janë dy futbollistët shqiptarë, triumfoi në finale ndaj Rakow pas goditjeve të 11-metërshave, teksa koha e rregullt dhe shtesat u mbyllën me rrjeta të paprekura.

Në këtë finale, Muçi u aktivizua titullar por më pas u zëvendësua pasi skuadra e tij mbeti dhe me 10 lojtarë dhe ishte një ndryshim taktik i trajnerit ndërsa Çelhaka u hodh në fushë në minutën e 85-të.

Edhe pse në inferioritet numerik, skuadra kryeqytetase ia doli ta ruante të paprekur rrjetën e portës së saj, për të triumfuar në goditjet e penalltive 6-5.

Futbollistët e Legias i realizuan të gjitha goditjes, ndërsa në serinë e gjashtë dështoi Wdowiak i Rakow.


Top Channel

You may also like