Muaji i shenjtë i Ramazanit/ Qytetarët bëjnë përgatitjet e fundit para agjërimit – Shqip

by admin
Spread the love

MUAJI I SHENJTË I RAMAZANIT

Qytetarët bëjnë përgatitjet e fundit para fillimit të agjërimit. Sot tregjet në kryeqytet ishin të stërmbushura me blerës. Ata thonë se edhe pse festë, nuk mund të lejojnë të marrin të gjitha produktet e nevojshme, por vetëm ata të domosdoshme. Kjo për faktin se edhe çmimet janë tepër të larta. Muftiu i Shkupit, Qenan Ismaili, thotë se muaji i Ramazanit bën bashkë të gjithë shoqëritë dhe familjarët.

“Besimtarët mysliman në mbarë botën nesër fillojnë muajin e shenjtë të Ramazanit. E shumica e tyre sot ishin drejtuar drejt tregut për të bërë edhe përgatitjet e fundit për këtë muaj. Shumica e të anketuarve thonë që edhe përkundër muajit të shenjtë të Ramazanit çmimet mbeten më të larta sesa herëve tjera”, tha Neal Sejfulla, gazetare në Klan Maqedonia

Qytetarët thonë se pikërisht në prag të festave, çmimet duhet të jenë më të pranueshme, që të mund të gjithë të kenë mundësi të gëzohen.

“Po, po mundohemi kemi dalë tani për ramazan nata e parë e syfyrit InshaAllah me suksese e kryejmë obligimin ashtu siç duhet. Çmimet me të vërtetë i kanë ndryshuar të gjithë tani fiks për ramazan i kanë ndryshuar me të vërtetë çmimet janë shumë të larta”, tha një qytatr.

“Po, po kemi filluar. Kemi marrë diçka për ramazan. Çmimet nuk di si të ju tregoj edhe lirë edhe shtrenjtë mesatare janë”, tha një qytetar.

“Unë ramazanin nuk mund të agjëroj Zoti e di. Ramazani me ndihmë sociale 100 euro nuk mbahet. Çmimet katastrofë, dy deri tre euro e kanë bërë sallatën, specat 200 denarë. Unë jam shqiptar por këto nuk janë muslman, muslimani duhet të ulë çmimin për ramazan të ketë pak mëshirë”, tha një qytetar tjetër.

Përgatitjet për festën e Muajit të shenjtë të ramazanit, në tregun e BitPazarit në Shkupit kishin zgjedhur ti bëjnë edhe qytetarë nga Kosova. Ata vlerësojnë se këtu produktet janë më të freskëta.

“Shumë mirë të gëzuar që është duke ardhur ramazani, me qejf e presim. Çmimet nuk e di fiks mirë ne jemi nga Kosova vetëm kemi blerë nuk kemi pyetur edhe shumë na kanë pëlqyer produktet e mira të freskëta i kemi marrë”, tha një qytetar nga Kosova.

“Po normalisht. Shumë mirë, për çmimet nuk e di sepse unë vijë nga Prishtina. Ka dallim këtu janë më të freskëta shumë më mirë”, tha qytetari nga Kosova.

Muftiu i Muftinisë së Shkupit, Qenan Ismaili, thotë se muaji i Ramazanit bën bashkë të gjithë shoqëritë dhe familjarët. Besimtarët, shton ai, abstenojnë nga haja dhe pija, por shpërblimi është më madh nga Krijuesi.

“Muaji i bekuar i ramazanit është një rifreskim për të gjithë ne si shoqëri si popullatë e veçanërisht për ne si besimtarë duke filluar nga rrafshi individual, duke e lënë pak atë dinamikën jetësore, atë rutinën e përditshme dhe për t’ju rikthyer vetvetes edhe fizikut tonë, mendjes, shpirtit tonë edhe familjes sonë. Brenda muajit të bekuar të Ramazanit të gjitha këta i përjetojmë, abstenojmë nga haja dhe pija por duke i dhënë pak më tepër vrull, pak më tepër angazhim shpirtit tonë për të kuptuar se kush jemi, pse jetojmë”, tha Ismaili.

Dita e fundit e agjërimit është më 9 prill, ndërsa më 10 prill, besimtarët mysliman do të festojnë festojnë Fiter Bajramit./Tv Klan

Gazetare: Neal Sejfulla

You may also like