MSh vendimin e OSHP-së për insulina, do ta ankimojë në Supreme

by admin
Spread the love

Minsistria e Shëndetësisë pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ka refuzuar ankesën e MSH-së për shkelje të Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale, e ka dorëzuar lëndën në Gjykatën Supreme.

Këtë e konfirmon Ministria e Shëndetësisë për Klan Kosovën.

“Ministria e Shëndetësë mendon se vendimi është i gabuar dhe të njëjtin jemi duke u përgatitur që ta kontestojmë në Gjykatën Supreme dhe sipas nevojës në Gjykatën Kushtetuese. Ministria e Shëndetësisë konsideron se zbatimi i vendimit të OSHP-së do të përbënte shkelje të Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale si dhe do të rrezikonte shëndetin publik. Andaj, për arsyet e lartcekura do ta kontestoj këtë vendim deri në instancat më të larta gjyqësore për të siguruar zbatim të plotë dhe të drejtë të Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale.”, thuhet në përgjigjjen e MSh-së për Klan Kosovën.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

Apeli rrëzon padinë e MSh-së ndaj OShP-së për tenderin e insulinave, Vitia s’është në dijeni për vendimin (VIDEO)

 

You may also like