MSh e IKShPK të përgatitur për lijën e majmunëve, s’ka rrezik për ardhjen e bashkatdhetarëve

by admin
Spread the love

IKPSHK po përcjell me vëmendje epidemiologjinë e lisë së majmunëve, që nga paraqitja e rasteve të para jashtë kontinentit të Afrikës.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani, i cili pohoi se deri më tani, në Kosovë rrezikshmëria për këtë sëmundje, është e ulët, njofton klankosova.tv.

”Duke pasë parasysh se kjo sëmundje e ka djepin në Afrikë, dalja e sëmundjes në kontinentet tjera, paraqet brengë dhe njëherit sfidë për përcjelljen e sëmundjes në vëndin tonë”.

”Departamenti i epidemiologjisë, po përcjell në çdo moment situatën e krijuar npër botë, dhe deri tani ka një rrezikshmëri tejet të ulët të sëmundjes. Ekipet e epidemiologëve janë në gatishmëri të plotë për përcjelljen e sëmundjes dhe shfaqjen eventuale të ndonjë rasti të sëmundjes”.

”IKPShK ka përpiluar tashmë dokumentin e parë me rekomandime dhe masa sa i përket lisë së majmunëve. IKShPK njofton se në Kosovë nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë i lisë së majmunëve”.

Tutje ai foli edhe për rrezikshmërinë që i kanoset vendit me ardhjen e qytetarëve nga vendet e huaja, specifikisht mërgimtarët.

”Rreziku është i përgjithshëm. Nuk ka ndonjë rrezik të posaçëm për ardhjen e bashkatdhetarëve, dhe mund të vijnë në Kosovë”.

Për sëmundjen e lisë së majmunëve, u adresua për publikun edhe zëvdësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku.

Edhe ajo po ashtu rikonfirmoi se deri tani në Kosovë nuk ka asnjë rast të dyshimtë të raportuar me linë e majmunëve.

Megjithatë ajo apeloi tek të gjithë për kujdes të shtuar, dhe kërkoi që të aplikojnë vaksinën Covid-19 të gjithë ata që ende nuk e kanë marrë dozën e tretë, njofton klankosova.tv.

 

You may also like