Mrekullia pas 227 orësh, e moshura shpëtohet nga rrënojat e tërmetit

by admin
Spread the love

Një 74-vjeçare është shpëtuar nga rrënojat e tërmetit pas 227 orësh, në Kahramanmaraş.

Ekipi i kërkim-shpëtimit arriti të nxjerrë të gjallë Cemile Kekeç.

E moshura u dërgua menjëherë në spital.

Teksa po transferohej për aty, ekipet e shpëtimit u përqafuan me njëri-tjetrin dhe përjetuan gëzimin e shpëtimit të një jete tjetër.

Ende vazhdojnë kërkimet për të shpëtuar të tjerë të mbijetuar edhe pse shanset janë të pakta, pasi kanë kaluar shumë orë që pas goditjes 7.8 ballë dhe 7.5 ballë i tërmetit tragjik në Turqi.

Numri i viktimave mund të rritet ndërsa aktualisht është rreth 40 mijë përfshirë edhe Sirinë, e cila po ashtu u prek nga tërmeti.


Top Channel

You may also like