MPPS: Më shumë mjete komunave për rritjen e kapaciteteve në kopshte

by admin
Spread the love

Sipas vendimit të miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale sot nënshkroi pesë marrëveshje për rregullimin e ndërsjellë të të drejtave dhe detyrimeve në lidhje me realizimin e mjeteve nga të dhënat kapitale. Ministria ka nënshkruar marrëveshje me Komunën e Butelit, Komunën e Kisella Vodës, Komunën e Gjorçe Petrovit, Komunën e Aerodromit dhe Komunën e Karposhit.

Me nënshkrimin e marrëveshjeve për projekte, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes buxhetit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale u ndan komunave mbi katër milionë euro.

Bashkëpunimi i autoriteteve qendrore dhe lokale vazhdon. Me nënshkrimin e marrëveshjeve, Qeveria edhe një herë tregon se nevojat e qytetarëve dhe zhvillimi i komunave është në vend të parë.

MARKETING



You may also like