MPJ: Nuk ka shtetas të Maqedonisë së Veriut që ndodhen në Sudan

by admin
Spread the love




Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se me vëmendje ndjek zhvillimin e situatës në Republikën e Sudanit.

Sipas informacioneve të deritanishme të marra nga Ambasada e RMV-së në Kajro, si Përfaqësi diplomatiko-konsullore kompetente për Sudanin, për momentin nuk ka shtetas të RMV-së me banim në këtë vend, dhe në të njëjtën kohë që nga fillimi i tensioneve në vend, nuk është regjistruar asnjë thirrje nga qytetarët e RMV-së që kanë nevojë për ndihmë.
“Me këtë rast, apelojmë nëse ka shtetas tanë që ndodhen në territorin e Sudanit të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kajro në numrin e telefonit +201033615542 dhe adresën elektronike [email protected] mk, si dhe Ministria e Punëve të Jashtme në telefonin SOS + 389 75 273 732 dhe adresën: [email protected]”, thonë nga MPJ Maqedoni.
Ndryshe, lufta për pushtet në Sudan ka shkaktuar bombardime të rënda në kryeqytet, me qindra të vrarë dhe mijëra të tjerë të plagosur.


You may also like