MPJ bullgare i ndjekë me kujdes qëndrimet e opozitës maqedonase për mbylljen e klubeve bullgare

by admin
Spread the love




Ministria bullgare e Punëve të Jashtme me vëmendje të posaçme e ndjekë, siç thekson, “fushatën e opozitës në Republikën e Maqedonisë së Veriut kundër klubeve bullgare dhe instrumentalizimin e saj për qëllime të brendshme politike”, deklaroi zëvendësministri bullgar i Punëve të Jashtme, Kostadin Koxhabashev.

Sipas Koxhabashev, sjellja e tillë është vetëm në dobi të faktorëve apo palëve të treta, të cilat kanë interes ta pengojnë integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Koxhabashev i komentoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shoqatat dhe fondacionet dhe të Ligjit për parti politike në Maqedoni të Veriut, duke cekur se autoritetet në Sofje druajnë se me to mund të kufizohet e drejta e bashkimit.

Ai theksoi se me ndryshimet ligjore vendoset komision i ri për emra dhe personalitete, duke pyetur kush do ta ketë kontrollin ndaj qëndrimeve të komisionit, nëse sigurohet e drejta e ankimimit ndaj vendimeve të tij, cilat janë kriteret sipas të cilave do të udhëhiqet komisioni në punën e vet.


You may also like