MPB: Të rrejshme kërcënimet e sotme që u dërguan në adresat elektronike të 14 profesorëve

by admin
Spread the love





Ministria e Punëve të Brendshme ka realizuar hetim ndaj rastit, ku është denoncuar se tek 14 profesorë është vendosur eksploziv.

Siç bëjnë të ditur nga MPB-ja, denoncimi për eksploziv ka rezultuar i rrejshëm dhe se profesorët, tek të cilët kishte arritur porosi në e-mail adresën e tyre për vendosje të eksplozivëve, janë të sigurt.

“Pas marrjes së denoncimit, policët kanë ndërmarrë masat për evakuim të profesorëve, kurse më pas kanë kryer edhe matje të detajuara nga ekipet e kontroll antiterrorist dhe është vërtetuar se bëhet fjalë për denoncim të rrejshëm”, qëndron mes tjerash në njoftimin e MPB-së.







Artikulli paraprakVuçiq flet me Michel: Serbia seriozisht po i qaset dialogut Beograd-Prishtinë
Artikulli tjetërNdryshime në Qeverinë maqedonase




You may also like