MPB: Shqiptohen 271 masa në Shkup, 87 për tejkalim të shpejtësisë

by admin
Spread the love

SPB Shkup edhe dje ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 271 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 271 masa, nga të cilat 87 masa për tejkalim të shpejtësisë, 26 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 36 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, nëntë masa për automjete me probleme teknike dhe të paregjistruara.

Shtatë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve, tetë masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit…”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like