MPB: Gjoba për 112 shoferë në Shkup, 21 për vozitje të shpejtë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




SPB Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 112 masa, nga të cilat 21 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, tetë masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 10 sanksione për rirregullim të kundërligjshëm të automjeteve.

Janë vendosur dy masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, dy sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, tetë masa për kalimin e sinjalit të mbyllur (drita e kuqe).

 


You may also like