MPB: Denoncimet e sotme për bomba ishin të rrejshme

by admin
Spread the love




Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njofton opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e sotme nga shkollat ​​dhe objektet tjera në Shkup dhe Kavadar, të cilat kanë marrë mesazh në adresën e emailit me kërcënim për mjet shpërthyes.

Pas kontrolleve MPB ka konstatuar se bëhet fjalë për raportime të rreme.
“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve dhe më pas janë kryer kontrolle të hollësishme nga grupet e inspektimit antiterror dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme”, thonë nga MPB.


You may also like