Moxhi: Interi fiton pa u djersitur, Juvja lodhet shumë

by admin
Spread the love

Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Luçiano Moxhi, vazhdon që të thurë elozhe për Interin në këtë sezon dhe tradhton bardhezinjtë, lidhur me luftën për titullin kampion.

“Ky Inter sivjet duket i pandalshëm, kjo sepse në përbërje të tyre ka jo vetëm mbrojtjen dhe sulmin më të mirë të kampionatit, por në të njëjtën kohë edhe kryegolashënuesin e Serisë A. Skuadrat e tjera janë shumë larg zikaltërve, me përjashtim të Juventusit, që kërkon me shumë lodhje që t’i mbajë hapin Interit, me shpresën se mund të përfitojë nga ndonjë gabim i momentit apo në fund të sezonit i Milanit. Gjithsesi, unë nuk besoj se kjo do të ndodhë, pasi aktualisht Interi i shndërron ndeshjet në shëtitje, fiton pa shpenzuar energjik, ndërsa Juventusi lodhet, edhe pse fiton. Një fije shpresë për Juven është ringjallja e Vlahoviçit dhe zbulimi i talentit madhështor të 18-vjeçarit Jilldëz, por nuk besoj se do të mjaftojë për titullin, kundër Interit”, përfundoi Moxhi.

PANORAMASPORT.AL

You may also like