Mourinho: Shënojmë pak sepse mungon kualiteti, nuk kemi Lewandowskin

by admin
Spread the love

Roma do të përballet sërish me Vitessen në Conference League ku kërkon kualifikimin. Në sfidën e parë ekipi i Mourinhos ka fituar me rezultatin minimal 1-0, ndërsa për të komentuar takimin, ka dhënë konferencën për shtyp Jose Mourinho.

“Do të jem shumë objektiv dhe pragmatist. Ndaloni luftën, këtë dhe gjithë të tjerat. Nëse më duhet ta përsëris çdo ditë, do ta bëj. Nuk flas për politikë publikisht, edhe nëse më intereson. Por thirrja për të ndaluar luftën duhet bërë gjithmonë”.

PËRGATITJA-  “Ne punojmë çdo ditë, mendojmë se jemi të përgatitur për Vitesse”.

DERBI- “E vetmja ndeshje që më intereson është ajo kundër Vitesse. Nuk më shqetëson Lazio aktualisht. Nëse fitojmë ose barazojmë do të shkojmë në çerekfinale, nëse humbim, skualifikohemi. E vetmja ndeshje që më intereson është kjo”.

MIKHITARYAN- “Të gjithë lojtarët janë të ndryshëm. Të gjithë e njohin ekipin tonë, të gjithë me ne janë kritikues. Madje jeni të gjithë kritike edhe me fëmijë që kanë ardhur këtu në moshën 8 ose 9 vjeçare dhe kanë luajtur ndeshjen e parë në Serie A. Mkhitaryan është një lojtar i rëndësishëm për ne. Nuk dua të them se mungesa e tij në Udine ka qenë arsyeja pse nuk e kemi fituar ndeshjen, por ai është shumë i rëndësishëm”.

MUNGESA E GOLAVE NGA SULMUESIT PËRVEC ABRAHAM- “A janë ata lojtarë që kanë shënuar më parë, apo që nuk kanë shënuar kurrë shumë gola në karrierë? Nuk po flasim për Lewandowskin që sot është në Romë dhe nuk shënon më. Është një problem kualiteti, profilesh”. /oversport.tv

Foto: Screenshot nga transmetimi i konferencës në youtube, AS Roma

You may also like