Motta: Nëse nuk më ftojnë në festë do tërbohem, Manaj një djalë special

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Spezia ka siguruar matematikisht mbijetesën në Serie A dhe do të qëndrojë në elitën e futbollit italian të paktën edhe për një sezon. Me fitoren e arritur në transfertë përballë Udineses, Spezia mund të festojë një javë nga fundit i kampionatit dhe pas sfidës foli edhe trajneri Motta që nuk i kurseu fjalët e mira për Rey Manaj.

“Manaj është rritur shumë dhe ka ende shumë mundësi që të rritet. Është një djal special dhe ka merituar gjithçka që ka arritur këtë vit, sepse mund të rritet më shumë dhe dua që ai të përmirësohet edhe më tepër në shpirtin e ekipit.

Shokët e skuadrës i besojë dhe kanë nevojë për të, njësoj si ai ka nevojë për shokët e ekipit. Avash avash ai e ka kuptuar këtë gjë dhe ka akoma shumë hapësirë për t’u përmirësuar”.

FESTA E MBIJETESËS- “Nëse nuk më ftojnë dhe mua do të nxehem shumë (qesh). Sot duhet të festojmë për forcën, jam i privilegjuar dhe dua të jem pjesë deri në fund. Do të festojmë, kur fitohet edhe festohet, kur humbet shkon në shtëpi për të kapërdirë humbjen. Kemi ende dhe një ndeshje dhe do ta luajmë në maksimum”. /oversport.tv

You may also like