Motta i lumtur me Manaj: I rëndësishëm për grupin dhe fitoren e sotme

by admin
Spread the love

Rey Manaj shënoi një gol mjaft të rëndësishëm për Spezian pasi i siguroi tre pikë në sfidën e mbijetesës kundër Cagliarit. Ndërkohë, pas ndeshjes, tekniku i Spezias, Thiago Motta u shfaq shumë i lumtur, si dhe nuk i kurseu elozhet për sulmuesin shqiptar.

“Mund të shihet që jam i lumtur. Ne zhvilluam një ndeshje të mirë, arritëm një fitore të rëndësishme. Jam i lumtur sepse fituam si skuadër, nga njeriu dhe minuta e parë deri tek i fundit. Atmosfera ishte e bukur, ashtu siç duhet të jetë për një ekip si ne, pasi po luajmë një kampionat të vështirë. Sot është një fitore, do të shohim të”.

Më pas ai vazhdoi me elozhe për sulmuesin shqiptar: “Manaj është i rëndësishëm për grupin dhe ekipin. Sot ai nuk e nisi si titullar për shkak të një zgjedhjeje taktike, por kontributi i tij është gjithmonë i madh. Kur erdhi kaloi një moment të vështirë sepse luante pak. Më pas ka merituar gjithçka, si dhe respektin e shokëve të ekipit. Për këtë arsye ka qenë i rëndësishëm në fitoren e sotme, si të gjithë të tjerët”. /oversport.tv

You may also like