Motrat minorene afgane që vdiqën duke tentuar të arrinin Italinë identifikohen pas tragjedisë me 66 viktima në Mesdhe (fotot)

by admin
Spread the love

Në foto identifikoheshin sot dy motra minorene nga Afganistani që humbën jetën në barkën e tragjedisë dje në brigjet e Kalabrisë, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Shtatë vjeçarja Yayeshi dhe motra e saj 17-vjeçare Marian, u mbytën bashkë me fatkeqët e tjerë kur barka e tyre e drunjtë u shpërbë teksa përpiqeshin të kalonin Mesdheun nga Turqia drejt Italisë.

Nëna e tyre e traumatizuar që i mbijetoi tragjedisë tha sot: “U përpoqa t’i shpëtoja por deti m’i mori ato nga duart”.

Nëna e quajtur Leila, foli shkurtimisht me mediat nga krevati i spitalit.

Duke kujtuar momentet e tmerrit kur u zhdukën dy vajzat e saj ajo kujtonte: “Kush e mendon se do të shohë dy bijat e saj t’i vdesin para syve, ato u mbytën, disa metra larg bregut”.

Teksa fliste nga spitali i Crotone, Leila shtonte se nuk kishte mundur të shpëtonte fëmijët e saj: “Valët i morën ato”.

Ajo shtonte se kishin marrë udhëtimin pasi kërkonin një jetë të re në Evropë, pasi bashkëhsorti i saj ishte varë disa vjet më parë.

Nëna e traumatizuar po ngushëllohej nga një kushëri që kishte ardhur nga Gjermania në Crotone, ku po mbahen dhe trupat e 64 viktimave para varrimit.

Vajzat ishin mes pesë viktimave të identifikuara deri tani nga tragjedia.

Të tjerët janë shtatë-vjecari afgan Muzamel Qasimi dhe foshnja 18-muajshe Tembrey Hasbif, gjithashtu nga Afganistan.

I afërmi i saj Djafari tha se dy motrat ishin pjesë e një grupi që po qëndronin në Stamboll në pritje të udhëtimit dhe kishin paguar disa mijëra euro për kalimin prej 1200 miljesh drejt Italisë.

Gjatë natës numri i viktimave të tragjedisë arriti në 66 teksa autoritetet kanë identifikuar 24 persona nga Afganistani, një nga Pakistani e një nga Siria.

Policia tha se ka arrestuar tre trafikantë që u identifikuan nga të mbijetuarit, teksa përpiqeshin të fshiheshin mes të ardhurve në breg.

Arkivolët e viktimave janë përgatitur në sallën e sporteve shumica e të cilëve jane të vegjël të bardhë për fëmijë.

Shumica e viktimave në sallën e sporteve në Crotone janë ende të paidentifikuar.

Lule dhe lodra pelushi janë vendosur nga qytetarët pranë arkivoleve në sallë. Autoritetet vendase kanë ardhur për të bërë homazhe ndaj viktimave të tragjedisë.


Top Channel

You may also like