“Motivimi më i rëndësishëm se taktika”, Inzaghi: Nuk marr vesh nga hipizmi!

by admin
Spread the love

Napoli dhe Inter zbresin në fushë mbrëmjen e së hënës (20:00) për finalen e SuperKupës së Italisë që zhvillohet në Riyadh, kryeqytetin e Arabisë Saudite.

Në konferencën për shtyp, trajneri i zikaltërve theksoi se në të tilla përballje më e rëndësishme është motivimi dhe jo taktika. Ndër të tjera, Inzaghi shtoi se nuk merr vesh nga hipizimi duke ironizuar Massimiliano Allegri i cili shpesh thekson se futbolli është si garat me kuaj.

“Është një ndeshje finale dhe ato në shumicën e rasteve vendosen nga episodet. Kemi shumë pak kohë për ta përgatitur, gjysmëfinalja na mori energji. Kjo është një ndeshje e ndryshme nga ajo e kampionatit sepse ndryshon përgatitja, në fushë dua shumë intenstitet. Kam disa lojtarë që e kanë ndjerë lodhjen, por do ta mendoj ende formacionin. Më shumë se taktika, në këtë ndeshje rëndësi ka motivimi. Fitorja e Kupës do të shërbente si një motivim ekstra edhe për kampionatin.

Garat e hipizmit? Unë nuk marr vesh nga hipizmi, kuptoj vetëm nga futbolli dhe mendoj vetëm për Interin. Më pëlqente të luaja me topin kur isha fëmijë dhe kjo lojë më pëlqen ende sot e kësaj dite. Sekreti i kësa skuadre është se lojtarët vendosin interesat e skuadrës para vetes”, u shpreh Inzaghi./ Super Sport


Top Channel

You may also like