Moti ekstrem ndan në dysh Italinë – Shqip

by admin
Spread the love

Stuhi breshëri në veri, zjarre në jug: 2 viktima

Moti ekstrem ka përfshirë Italinë. Në jug të vendit zjarret në qytetin e Palermos kanë detyruar mbylljen e aeroportit ndërkombëtar.

Për shkak të temperaturave të larta disa familje kanë mbetur pa energji elektrike që prej pasdites së djeshme ndërsa rreth 1500 persona janë evakuuar. Një grua e moshuar ka humbur jetën pasi ekipet e emergjencës nuk kanë mundur të mbërrijnë dhe ta ndihmojnë 88-vjeçaren.

Ndërsa në veri të vendit erërat e forta dhe shiu i dendur kanë shkulur pemët në qytetin Desio në provincën e Monzës.

Videoja e dëshmitarëve okularë të postuara në mediat sociale tregoi vetëtima dhe stuhinë e fortë e cila ka vijuar gjatë natës. Si pasojë e motit të keq është shënuar një tjetër viktimë në zonën e Breshias.

Një 16-vjeçare ka humbur jetën pasi një pemë është rrëzuar dhe ka rënë në çadrën ku kishte ngritur një kamp adoleshentja. Ndërsa në qytetin e Veronës disa persona janë lënduar. Dëmet nga moti i keq po krijojnë probleme në qarkullim edhe në zona të ndryshme të Milanos.

Klan News

You may also like