Mot me shi dhe diell në javën e parë të nëntorit

by admin
Spread the love

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se java e parë e muajit nëntor do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.

Në njoftimin e IHMK-së thuhet se reshje shiu parashihen ditën e martë dhe vende-vende edhe të mërkurën dhe ditën e enjte.

Ndërsa ditët tjera do të jenë kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Në fushat termike do të ketë rritje të lehta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7 m/s, transmeton Klankosova.tv.

You may also like