Mot me diell dhe me vranësira të pakta në fundjavë

by admin
Spread the love

Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në fundjavë do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 1 gradë, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 17 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv.

“Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 1 gradë , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 17 gradë Celsius. Do të fryejë erë e lehtë deri në mestare nga drejtimi i lindjes dhe juglindjes”, thuhet në njoftim.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like