Mosmarrëveshje në politikë, por Abdixhikun dhe Veliun i bashkon ekipi i AC Milan

by admin
Spread the love

Sporti konsiderohet si fusha më me ndikim në të gjitha segmentet e jetës. Njëjtë mund të themi edhe për politikën. Qëndrojnë, kështu bashkë – i bashkojnë interesat dhe vlerat e perbashketa të shtetit

Madje, jo rrallëherë kemi politikanë që janë edhe tifozë të mëdhenj të futbollit, madje edhe nuk i humbasin ndeshjet kryesore të klubeve të tyre të zemrës.

Tifozë të futbollit dolën të jenë edhe dyshja e LDK-së, më saktë ish- ministri i Punëve të Brendshme dhe ish- nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu me Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është tifoz i ekipit të AC Milan nga qyteti i Milanos në Itali.

Përmes rrjeteve sociale, ai shpeshherë ka dhënë përkrahjen ekipit të tij të zemrës, por pa pasur mundësinë që ndeshjet t’i përcjell nga afër.

Por, ekipin e preferuar të Abdixhikut nga afër po përkujdeset ta përcjell politikani kosovar, Agim Veliu, i cili së fundi ishte i pranishëm në derbin, Inter – Milan.

Siç duket, Veliu i solli fat Milanin në atë takim, pasi ndeshja përfundoi me rezultat 1 me 2 në të mirë të Milanit.

Kjo nuk është hera e parë që Veliu është pjesë e ndeshjeve të tilla, sepse edhe në të kaluarën kanë qarkulluar foto ku ai shihet edhe në stadiume tjera të mëdha evropiane.

Brenda një partie, por kur filluan mosmarrëveshjet politike mes Veliut dhe Abixhikut?

Me ardhjen e Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së, ish- nënkryetari, Agim Veliu është lënë jashtë strukturave, duke e larguar edhe nga dega e LDK në Podujevë.

Kjo ngjalli reagime të shumta nga Veliu, i cili madje në reagimet e tij nuk e ka kursyer as gjuhën e ashpër ndaj Abdixhikut.

Rreth një muaj më parë, Veliu i reagoi Abdixhikut, duke e quajtur edhe lokomotivist, që ishte fajtor për humbjen e zgjedhjeve për Kryetar Komune në Podujevë. Ndër tjerash,  Veliu e pati paralajmëruar Abdixhikun se është tepër i vogël për të mbyllur dyert për ata që e ndërtuan LDK-në, ndërsa kritikoi edhe për fjalorin që, sipas tij, krijon ndasi.

Ndërsa, ky i fundit ka refuzuar t’i kundërpërgjigjet Veliut, duke thënë se nuk flet për gjerat që ndodhin brenda partisë. Ndonëse në “Rubikon” u pati shprehë se “LDK mbyll dyert për ata që s’kanë çfarë i japin më këtij subjekti.”

/Insajderi.org

You may also like