MOSKË – Tetë persona të zhdukur pas një shpërthimi në një fabrikë armësh

by admin
Spread the love

MOSKË, 11 gusht /ATSH-DPA/ – Disa ditë pas një shpërthimi në një fabrikë që dyshohet se punonte për industrinë ruse të armëve, tetë persona janë ende të zhdukur.

Shpërthimi ndodhi në fabrikën Optiko-Mekanike të Zagorskit, prodhues i mjeteve piroteknike dhe pajisjeve optike precize për ushtrinë, në qytetin Sergiyev Posad rreth 70 kilometra në veri-lindje të kryeqytetit rus, Moskë.

“Shumica e punës së pastrimit të rrënojave në fabrikë ka përfunduar”, tha administrata e qytetit në Telegram.

Sipas informacioneve zyrtare, shpërthimi i së mërkurës në Sergiyev Posad ndodhi në një magazinë ku ruheshin lëndët piroteknike në ambientet e fabrikës. Gabimi njerëzor u raportua si shkaku zyrtar i shpërthimit.

|Zyra e prokurorit publik kërkoi sot një urdhër arresti për drejtorin e kompanisë së fishekzjarrëve”, njoftoi agjencia e lajmeve TASS.

Një hetim nga faqja e pavarur e lajmeve Agentstvo raportoi se impianti optiko-mekanik ishte i përfshirë në zhvillimin e një avioni të ri luftarak rus.

Fabrika gjithashtu prodhon pajisje optike për përdorim ushtarak.

Autoritetet ruse konfirmuan vdekjen e një gruaje dhe më shumë se 80 të plagosurve. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like