MOSKE – Rusia tërheq trupat nga qyteti ukrainas Kherson

by admin
Spread the love

MOSKE, 9 nenetor /ATSH-AA/ – Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoygu, urdhëroi sot tërheqjen e trupave ruse nga qyteti port jugor i Ukrainës, Kherson, drejt bregut lindor të lumit Dnieper.

“Vazhdoni me tërheqjen e trupave dhe merrni të gjitha masat për të siguruar transferimin e sigurt të personelit, armëve dhe pajisjeve përtej lumit Dnieper”, i ka thënë Shoygu komandantit të grupit ushtarak rus në Ukrainë, Sergey Surovikin.

Shoygu theksoi se vendimi për një tërheqje u mor për të shpëtuar jetën e ushtarëve rusë.

Muajin e kaluar, rreth 60.000 banorë të rajonit Kherson të Ukrainës, në atë kohë nën kontrollin rus, u evakuuan pas një kundërofensive ukrainase.

Nga ana e tij, Surovikin ka thënë se ushtria kishte qëndruar për të siguruar evakuimin e sigurt të civilëve dhe tani që detyra e tyre ka përfunduar, ata mund të tërhiqen.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakMSHMS: 17 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

You may also like