MOSKË – Rusia akuzon Ukrainën për kontrabandë të eksplozivëve të fshehur në ikona

by admin
Spread the love

MOSKË, 2 prill /ATSH-DPA/ – Shërbimi i brendshëm rus i inteligjencës FSB tha sot se kishte penguar një përpjekje të Ukrainës për të kontrabanduar eksplozivë në Rusi.

“Eksplozivët ishin fshehur në ikona ortodokse dhe objekte të tjera për përdorim në kishë”, tha FSB në Moskë.

Nuk ka asnjë konfirmim të pavarur rreth kësaj historie, por zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov sapo e mori vesh ngriti akuza ndaj Ukrainës.

“Ky është një tjetër sinjal shqetësues që tregon në mënyrë mbresëlënëse metodat terroriste të përdorura nga regjimi i Kievit”, tha Peskov, sipas agjencisë së lajmeve TASS.

FSB njoftoi se ikonat e prodhimit ukrainas të mbushura me eksploziv u kapën në një makinë në kufirin midis Letonisë dhe Rusisë. Makina kishte udhëtuar më parë nga Ukraina nëpërmjet Rumanisë, Hungarisë, Sllovakisë, Polonisë dhe Lituanisë.

Gjithashtu u gjetën 27 mjete shpërthyese të maskuara si ikona, 70 kilogramë eksploziv plastik dhe 91 detonatorë.

Një video e publikuar nga shërbimi sekret dyshohet se tregon se ku ishte fshehur ngarkesa e rrezikshme në imazhet e vogla të shenjtorëve.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like