MOSKË – Qeveria ruse pret një rënie më pak të rëndë se sa ishte parashikuar

by admin
Spread the love

MOSKË, 29 gusht /ATSH-DPA/ – Qeveria ruse ka përmirësuar parashikimet e saj për ekonominë për vitin aktual.

“Këtë vit ne ndoshta do të kemi një rënie të PBB-së prej më pak se 3%, rreth 2%’’, theksoi zëvendëskryeministri rus Andrei Belousov në një mbledhje të qeverisë, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

Belousov parashikoi gjithashtu një rënie të rritjes ekonomike deri në vitin 2023. Kjo mund të jetë e moderuar dhe të arrijë në më pak se 1%.

Prognoza e Belousov është dukshëm më optimiste sesa parashikimet e ministrisë së Ekonomisë dhe Bankës Qendrore. Vetëm dy javë më parë, ministria ngriti parashikimin e saj në minus 4.2% (më parë minus 7.8%) dhe banka qendrore pret që PBB të bjerë midis 4% dhe 6%.

Pas fillimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, shtetet perëndimore vendosën sanksione ndaj Moskës, duke rezultuar në tërheqjen e shumë kompanive ndërkombëtare dhe një rënie të investimeve në Rusi.

Megjithatë, rritja e çmimeve të mallrave si rezultat i luftës i solli Rusisë dukshëm më shumë të ardhura nga eksporti se më parë, gjë që të paktën kompensoi pjesërisht ndikimin negativ të sanksioneve.  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama: Për ne ka vetëm një destinacion, BE-ja

You may also like