MOSKË – Peskov: Turqia një partnere shumë e rëndësishme

by admin
Spread the love

MOSKË, 6 shtator /ATSH-AA/ – Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitriy Peskov deklaroi sot se Turqia është një partner i rëndësishëm për Rusinë.

“Turqia padyshim është një vend mik për ne. Turqia është një partner shumë i rëndësishëm për ne në aspektin e politikës ndërkombëtare, çështjeve politike, bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dimitriy Peskov në një intervistë për gazetën “Izvestia”.

“Ne kemi dallime mendimesh për çështje të ndryshme, veçanërisht për Ukrainën. Ne nuk pajtohemi me qasjen e Turqisë për çështjen e Ukrainës, por ne vazhdojmë të përcjellim argumentet tona partnerëve tanë turq”, tha Peskov.

Ai tha se Turqia nuk ishte pjesë e sanksioneve kundër Rusisë.

“Turqia nuk mori pjesë në sanksionet e paligjshme kundër Rusisë dhe ka vazhduar të zhvillojë politikën e saj sovrane të pavarur. Rusia dhe Turqia kanë potencial të madh në bashkëpunim për çështjet politike dhe ekonomike”, tha Peskov.

Ai tha se Turqia dhe Rusia i zhvillojnë marrëdhëniet e tyre dypalëshe mbi parimet e respektit dhe interesit reciprok.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like