MOSKE – Peskov: Rusia do të gjejë blerës të rinj qymyri për të kompensuar ndalimin e importit evropian

by admin
Spread the love

MOSKE, 8 prill /ATSH-DPA/- Moska zyrtare deklaroi se do të kërkonte tregje të reja për qymyrin e saj pasi Bashkimi Evropian njoftoi planet për të ndaluar importet nga Rusia në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Kremlini.

“Qymyri mbetet një mall shumë i kërkuar. Dorëzimi i qymyrit do të devijohet në tregje të tjera në varësi të mënyrës se si Evropa redukton konsumin e saj,” tha zëdhënësi i qeverisë ruse Dmitry Peskov për agjencinë e lajmeve Interfax.

Të enjten, 27 shtetet e BE-së dhanë mbështetjen e tyre për raundin e pestë të sanksioneve kundër Rusisë, duke përfshirë ndalimin e importeve të qymyrit, drurit dhe vodkës.
Japonia njoftoi një ndalim të ngjashëm të premten.

Sanksionet e fundit erdhën pasi dolën prova se ushtria ruse kreu një masakër të qindra civilëve në Bucha, një qytet jashtë kryeqytetit, duke nxitur thirrje për hetime për krimet e luftës.

Zyrtarë të lartë të BE-së thanë se një ndalim total i importeve të karburanteve fosile mund të pasojë nëse Rusia vazhdon të sulmojë fqinjin e saj. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like