MOSKË – Manovra të përbashkëta detare kino-ruse në Paqësor

by admin
Spread the love

MOSKË, 15 shtator /ATSH-ANSA/- Luftanije ruse dhe kineze po kryejnë patrulla të përbashkëta në Paqësor, duke përfshirë detin Okhotsk, në Lindjen e Largët ruse dhe po përgatiten të nisin manovra të përbashkëta, njoftoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes.

“Anijet e flotës ruse dhe kineze do të kryejnë manovra të përbashkëta duke përfshirë zjarr artilerie me municion të vërtetë dhe operacione mbështetëse të helikopterëve që do të ngrihen nga të njëjtat anije”, tha zëvendëskomandanti i flotës “Primorye”, në rajonin rus në veri-perëndim të Japonisë.

Ndërkohë, presidenti kinez Xi Jinping dhe ai rus Vladimir Putin kanë mbërritur në qytetin uzbek të Samarkandit, në kuadër të samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO).

Vizita e presidentit kinez, Jinping në Uzbekistan shënon udhëtimin e tij të parë jashtë vendit në më shumë se dy vjet e gjysmë.

Xi Jinping pritet të takohet sot me Putinin për herë të parë që nga pushtimi i Ukrainës.

Ndërsa Pekini dhe Moska po izolohen gjithnjë e më shumë nga Perëndimi, vëzhguesit do të shikojnë për të dhëna sesa të afërt janë bërë Putin dhe Xi pas gati shtatë muajsh lufte në Ukrainë, apo nëse marrëdhënia e tyre ka gjasa të prishet pasi vrulli i luftës po ndryshon në favor të Kievit.

Të dy presidentët u takuan përpara fillimit të luftës me rastin e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin duke deklaruar një miqësi “të pakufishme” midis vendeve të tyre./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like